“Të lënë pa frymë nga bukuria…”,dirigjenti italian komenton 2 kryeveprat që do jenë në skenën e TKOB

schedule13:44 - 16 Qershor, 2023

schedule 13:44 - 16 Qershor, 2023

Në operën e Tiranës do të ndodhin dy ngjarje të mëdha artistike. Në datë 22 qershor do të mbahet një koncert për 100 vjetorin e orkestrës simfonike të Beogradit që do të udhëhiqet nga Zubin Mehta, një nga dirigjentët më të mirë të historisë së operës botërore, dhe është një rast unik që ai do të ndodhet në Tiranë. Në fundjavën e ardhshme do të jetë një tjetër ngjarje madhore në Tiranë do të vendoset opera Aida me regji të Franco Zeffirelli.

Të ftuar në studion e “Abc-në e Mëngjesit” dirigjenti Marco Attura dhe asistentja regjisore e Aidës, Ada Gura, kanë folur rreth këtyre dy kryeveprave të artit dhe kanë ndarë detaje rreth skenografisë.

“Këto produksione janë të nevojshme sepse nuk bëhet fjalë vetëm për kulturë por lënë një gjurmë të pashlyer te njerëzit janë produksione madhështore. Është hera e dytë që jam në Tiranë dhe është një zgjedhje kurajoze të vendosësh në postera këto emra të rëndësishëm. Aida prezanton italinë. Jam shumë i kënaqur që ne po sjellim këto shfaqje në Shqipëri. Sepse në është një teatër që nuk ka pse t’i ketë zili asnjë teatër në Evropë ose në botë,” tha Marko Attura.

Më tej dirigjenti foli për bashkëpunimin me këngëtarët dhe orkestrën ku dhe ka folur për bashkëpunimin me këngëtarët dhe orkestrën të cilët e kanë befasuar me aftësinë e tyre.

“Jam kuptuar shumë mirë si më orkestrën dhe këngëtarët dhe operat janë ashtu siç i dëgjojmë në çdo teatër të botës dhe jam shumë i lumtur për kurajon dhe guximin për të programuar shfaqjen e kësaj operas në Tiranë.

Është padyshim një vepër e vështirë e cila ka nevojë për një nivel shumë të lartë të muzikantëve dhe unë e kam gjetur këtë nivel. Kam punuar shumë me orkestrën e cila sipas meje ka shumë për të dhënë dhe ata e kanë brenda vetes këtë potencial. Me këmbëngulje mund të arrijnë një nivel shumë të lartë. Po punojmë për “Aidën” për të bërë edhe më ekselente si muzikën edhe lojën e instrumentuesve. Unë “verdin” e ndjej në gjak por nuk është një limit në Shqipëri sepse kamë gjetur muzikant shumë të vyer që e dashurojnë këtë muzikë, dhe këtë e shikoj në mënyrën sesi ata e luajnë instrumentin. Me këngëtarët po punojmë shumë përsa i përket diksionit dhe shqiptimit të frazave muzikore, padyshim duke mos qenë gjuha e nënës duhet bërë kujdes në shqiptim,” tha ai.

Ada Gura foli më tej për eksperiencën e saj me “Aidën” dhe pasioni për ta luajtur këtë skenë në Operën e Tiranës.

“Aida nuk është një vepër e thjeshtë por nuk ka qenë e vështirë të punoja me artistët. Në 2006 e kam interpretuar kur kam qenë pjesë ë korit të Universitetit të Artëve, kur e ka vendosur profesor Nikolin Gurakuqi. Ajo çka ka qenë e thjeshtë për mua këtë herë ka qenë fakti se të gjithë artistët si të korit dhe solistët, kishin dëshirë për ta sjellë këtë vepër në skenë. Pasioni dhe dëshira për ta bërë këtë vepër sa më mirë ka bërë që oraret e punës mos të ndjehen shumë. Sepse kjo nuk është një vepër që realizohet me pak orë punë por do goxha përqendrim dhe vëmendje,” u shpreh ajo. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!