Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

“Të Kuqtë” nuk falin në “Anfield”, Liverpool shënon dy herë për të mposhtur Brentford

schedule19:36 - 25 Gusht, 2024

schedule 19:36 - 25 Gusht, 2024

E kanë nisur sezonin në mënyrën më të mirë të mundshme, pavarësisht se golat nuk kanë qenë të shumtë.

“Të Kuqtë” e Liverpool kanë siguruar pasditen e kësaj të diele fitoren e dytë radhazi në Premier League, teksa kanë mundur me rezultatin e pastër, 2-0 skuadrën e Brentford.

Nga një gol në secilën pjesë fillimisht nga “fantazisti” kolumbian, Luis Diaz, në minutën e 13′-të e më pas nga “faraoni” Mohamed Salah, në minutën e 70′ mjaftuan për t’i dhuruar teknikut Arne Slot, fitoren e dytë radhazi.



Tashmë, “Të Kuqtë” e Liverpool bëhen gati për përballjen e radhës në kampionat, “klasiken” e madhe angleze kundër “Djajve” të Manchester United. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!