Baraspeshë mes të verdhëve e të kuqve, ndërkohë që një lojtar vuan edhe dënimin e Disiplinës. Shtatë lojtarë janë të pezulluar për javën e 16-të të Superiores, por ky numër mund të ulet në gjashtë nëse Ardit Deliu i Laçit e shlyen dënimin e Disiplinës me gjobë.
Në mesjavë e pësuan tre futbollistë me kartonë të kuq, teksa Bylisi nuk do të ketë Serxho Ujkën, Partizani Jurgen Bardhi dhe Tirana Idriz Bathën. Mungesa të rëndësishme, por që do të zëvendësohen.
Të pezulluar ka edhe te Kukësi, Kastrioti dhe Skënderbeu. Verilindorët në ndeshjen e radhës me Bylisin nuk do të kenë mbrojtësin Altin Bytyçi, i cili ka plotësuar numrin e katër kartonëve të verdhë. Të njëjtin fat kishte edhe Emiljano Çela i Kastriotit dhe Shqipëri Taipi i Skënderbeut. /abcnews.al