Të krijuara rreth 6 mijë vjet më parë, shkencëtarët zbulojnë këpucët më të vjetra në Europë

schedule10:59 - 29 Shtator, 2023

schedule 10:59 - 29 Shtator, 2023

Këpucët më të vjetra në Europë janë zbuluar në një shpellë në Spanjë. Bëhet fjalë për një palë sandale bari,që mendohet të jenë rreth 6000 vjet të vjetra.

Ato u gjendën mes një grumbulli objektesh antike të zbuluara në një shpellë lakuriqësh nate në Spanjë që u plaçkit nga minatorët në shekullin e 19-të. Objektet u analizuan së fundmi në kuadër të një studimi të ri.

Lagështia e ulët dhe erërat e ftohta në shpellë i mbajtën ato të ruajtura jashtëzakonisht mirë. Studiuesit analizuan, gjithashtu, shporta dhe një grup mjetesh të tjera.

“Objektet në fjalë janë seti më i vjetër dhe më i ruajtur mirë i materialeve të fibrave bimore në Evropën Jugore”, tregon bashkautorja e studimit, María Herrero Otal.

Për sandalet që u analizuan ishin përdorur lloje të ndryshme bari në strukturë, thanë studiuesit, të cilët shtojnë se në to përfshihen edhe materiale të tjera si lëkura dhe gëlqerja.

Ato datojnë në periudhën neolitike, duke u marrë kështu stafetën një palë këpucëve prej lëkure 5500-vjeçare, të zbuluara në një shpellë në Armeni në vitin 2008.

Shpella ku u gjetën sandalet 6000-vjeçare ishte Cueva de los Murciélagos, ose Shpella e Lakuriqëve, në Andaluzi, në jugperëndim të Spanjës.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!