“Të kisha në punë një si ty, do ta fluturoja…”, Alketa Vejsiu përplaset me ndjekësen pasi e akuzoi për vjedhje

schedule12:02 - 16 Tetor, 2022

schedule 12:02 - 16 Tetor, 2022

Alketa Vejsiu ka reaguar ashpër ndaj një ndjekësje në Instagram. Së fundmi, moderatorja ka udhëtuar drejt Londrës, nga ku ka ndarë dhe disa imazhe në rrjete sociale. Mirëpo, një koment që ka lënë një ndjekëse ka tërhequr vëmendjen e Alketës, e cila nuk ka nguruar që t’i kthejë përgjigje.

Ndjekësja shprehet se ajo e ka bërë rrugën për Londër si ‘Kombinat- Kinonstudio’, dhe përveç kësaj, e akuzon dhe për vjedhje. “E ke bërë Londrën si Kombinat-Kinostudio. Me lekët që prezanton apo me lekët që vjedh i pret biletat,” ka komentuar ndjekësja, së cilës moderatorja i është përgjigjur kështu:

Hajduti që është vetë hajdut, ose ka mendime hajduti, ashtu i duket dhe tjetri! Cilat lekë vjedh mor Zotni? Kam 10 punë me të cilat merrem. I deklaroj të gjitha, punësoj njerëz, punoj dhe vetë, paguaj dhe taksat në shtet! Pse duhet te vjedhe njeriu që të jetoje?”, i ka shkruar moderatorja.

Mirëpo, debati mes tyre vijon më tej.

Ndjekësja i shkruan sërish:

“Unë e di që kur njeriu ka 10 punë nuk ka kohë të shkojë çdo javë në Londër. Unë jetoj me punën e djersën time. Shprehja e thotë: Puno të hash e vidh të kesh. Po unë jam tek e para. Ti me siguri i ke të dyja. Se dhe unë dua shumë të vij në Shqipëri të shoh familjen. Po Gjermania ka ca regulla që Shqipëria nuk i ka. Prandaj ka aty njerëz shumë të pasur dhe njerëz që nuk hanë dot bukë. Shtet rumpall. Ti mund ti kesh ato të ardhura nga të gjitha format e mundshme sepse i tillë është vendi që ti ofron ti kesh.

 

Alketa vijon me replikën e saj: 

 

/abcnews.al

 

 

 

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!