Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Të kish marrë malli për një kafe Besim”, miqtë mesazhe prekëse për ndarjen nga jeta të piktorit

schedule13:52 - 4 Dhjetor, 2020

schedule 13:52 - 4 Dhjetor, 2020

Miqtë dhe të afërm kanë shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta të piktorit Besim Tula.

Teksa kujtojnë momentet dhe bisedat e fundit me të ndjerin, ata shprehen të prekur nga kjo ndarje e tij nga jeta.

Ndërkohë Tula prej ditësh ishte në “luftë për jetën”, për shkak se ishte infektuar me koronavirus.

Lexo edhe: Piktori Besim Tula humb jetën nga koronavirusi

Miku i tij Ilir Kadia ka prekur me fjalët e tij teksa kujton bisedën me piktorin e njohur.

“Ku t’a dija unë se do ish kaq e hidhur kafja jote! Përzierë me lot nga ikja jote o Njeri Shpirtbukur! O zemërmadhi Besim”, shkruan Kadia.

Gjithashtu Lazar Taçi nëpërmjet një statusi në rrjetin social “Facebook” shprehet i tronditur nga ky lajm i hidhur, ndërsa thekson: “Kur po humbasim mjaft miq e shokë, sëmundja do të godiste dhe do na merrte edhe mikun tonë të shtrenjtë, Besimin”.

Statusi:

Pas një pritje të gjatë e të ankthshme për gjendjen shëndetësore të tij, pas një lufte të gjatë për jetën, që aq shumë e deshi, sapo mësova lajmin e hidhur të ndarjes nga jeta të mikut tim të kahershëm dhe të shtrenjtë, kolegut e piktorit të talentuar, Besim Tula, njerit prej tre ideatorëve dhe themeluesve të grupimit artistik NËNTORI dhe drejtues i urtë dhe i përkushtuar prej shumë vitesh.

Me Beson jam njohur qysh në fillim të viteve 70, kur emërimi i tij si piktor i revistës Pionieri dhe mua si bashkëpuntor i rregullt i kësaj reviste,do na lidhte dhe do bënte që mes nesh të lindte një miqësi e mirë dhe e sinqertë, që do vazhdonte ndër vite, edhe mbasi kjo revistë do pushonte së ekzistuari.

Pjesëmarrja në Grupimin Artistik Nëntori dhe ekspozitat e përvitshme, të organizuara me shumë intelekt dhe zgjuarësi nga Beso, kjo do të ishte një tjetër periudhe që do të na afronte edhe më shumë.

Por nuk paska qenë e thënë, në këtë kohë të vështirë pandemie botërore, kur po humbasim mjaft miq e shokë, sëmundja do të godiste dhe do na merrte edhe mikun tonë të shtrenjtë, Besimin.

Lamtumirë Beso! Megjithëse fizikisht nuk do jesh më i pranishëm, me veprën tënde, me fjalën tënde të urtë dhe të mençur ti do mbetesh kurdoherë mes nesh , në kujtesën tonë. Dheu të qoftë i lehtë dhe Shpirti t’u prehtë në Paqen e Përjetëshme! Ngushëllimet më të përzemërta Detes, vajzave dhe gjithë të afërmve të tij”, shkruan Lazar Taci.

 

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!