Deputeti democrat Ervin Salianji ka thirrur në interpelancë Ministrin e Brendshëm Bledi Çuçi, për situatën alarmante nga krimi i organizuar në vend, trafikimin e emigrantëve dhe ndërtimet pa leje.
Salianji e nisi fjalën e tij duke vënë në dukje se ministri “është shpallur në kërkon prej një muaji”, pasi nuk ka qenë më herët i gatshëm për interpelancë.
Deputeti demokrat vuri në dukje situatën e rëndë të krimit në vend, ndërsa u ndal edhe tek emigrimi masiv i shpitarëve drejt Mbretërisë së Bashkuar, duke paguar me mijëra paund trafikantët.
Salianji gjithahstu u fokusua tek ndërtimet pa leje, ndaj të cilave qeveria ka nisur një aksion.
“Të kemi shpallur në kërkim ka një muaj, të kërkon komisioni, ju kërkojmë në interpelancë po nuk ju kapim, jeni bërë si policia me krimineleët. Situata e kriminalitetit është e rënduar.
Pa diskutim cilido ndeshet me pafuqinë e drejtuesve të Policisë së Shtetit dhe kjo reflektohet tek policët e thjeshtë për të goditur krimin. E kam kërkuar këtë interpelancë kur Shqipëria ishte në dhunën e krimit. Ngjarjet kriminale po vazhdojnë në mënyrë të përditshme nga grupe të sofistikuara tashmë dhe që polici i gjen vetëm kur i lajmërojnë se kanë ndonjë problem me njëri-tjetrin.
Po e nis me trafikun illegal dhe të paligjshëm të shqiptareve që mbushën gazetat kryesore gjatë verës. Qeveria nuk pati asnjë reagim për të çuar para përgjegjësisë trafikantët.
A ka plan qeveria për të luftuar krimin dhe paligjshëmërinë? A ka policia një objektiv të shkruar mbi të cilin duhet të punojë për të arritur objektivat?”, tha Salianji. /abcnews.al