“Të kam nxirë jetën, por të dua”, kujt ia dedikon Bora Zemani fjalët e rralla

schedule12:48 - 24 Shkurt, 2021

schedule 12:48 - 24 Shkurt, 2021

Sot është një ditë e veçantë në familjen e moderatores, Bora Zemani. Ka qenë vetë ajo që e ka zbuluar përmes një foto të publikuar në Instastory, duke treguar se i vëllai ka ditëlindjen.

Bora e ka uruar përmes disa fjalëve shumë të ndjera, duke mos lënë pas edhe humorin.

“Zemra ime, shpirti im, gjaku im! Jam e lumtur që të kam në jetën time, që jam rritur me ty (edhe pse të kam nxirë jetën). Të dua dhe sa më shumë rritemi, të dua edhe më shumë”, ka shkruar moderatorja.

 

Në këtë mënyrë, ajo ka lënë të kuptohet se marrëdhëniet e saj me Lisienin janë si të gjithë motrat dhe vëllezërit. l.k/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!