Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka debatuar me deputetin demokrat nga Grupi i Rithemelimit Edmond Spaho në nisje të seancës së sotme plenare.
Spaho kërkoi që të ndryshohej rendi i ditës duke nxjerrë pikën e parë Interpelancën dhe më pas mocionin me debat për çmimet. Megjithatë, ai mori përgjigje nga nënkryetarja e Kuvendit e cila i bëri të ditur se rendi i ditës është i përcaktuar.
Për të sqaruar më tej zotin Spaho, mori fjalën Taulant Balla i cili u tha me ironi mbështetësve të ish-kryeministrit Berisha se të gjithë reagojnë në mënyrë impulsive pasi “keni nga pak Sali nga brenda.”
“E keni të gjithë na pak Sali nga brenda, e merrni kot. Të ka hyrë Saliu brenda, mbaje poshtë, mos e ngri deri këtu. Mocionet me debat janë seancë e posaçme. Mbaje Saliun… Sa i përket kërkesës për ndryshim të rendit të ditës, siguroni 2/3 prezent në sallë që ta bëni. Hidheni në votim e procedojmë.”
Nga ana tjetër, deputeti Spaho e akuzoi kreun e Grupit Parlamentar të PS-së që prej muajsh tashmë është kthyer në zëdhënës të opozitës.
“Balla më çudisni që flisni për çështje të opozitës, kot lodhesh.. Sot ka një seancë, një rend dite kemi. Për më tepër kemi rregulloren, nuk lë asnjë shteg është e prerë. Pika e parë, interpelanca me kryeministrin. Shikoni punët tuaja, mos u merrni me të tjerëve. Nuk nxore gjë gjatë këtyre gjashtë muajve. Të ka hyrë frika nga Berisha. Del e merresh me opozitën. Bën zëdhënësin e opozitës. Je bërë zëdhënësi i opozitës në thonjëza.” /abcnews.al/