Të izoluara nga prurjet e mëdha të ujit, dalin pas 3 ditësh nga izolimi tre familjet në fshatin Gjorem

schedule10:01 - 21 Janar, 2023

schedule 10:01 - 21 Janar, 2023

Në fshatin Gjorem, Shullaz ndodhen disa familje të rrethuara nga uji. Në mëngjesin e sotëm reshjet janë ndaluar ndërkohë dhe uji po fillon të tërhqiet.

Një lajm i mirë vjen nga fshati Gjorem në zonën e Kurbinit. Mësohet se tre familjet që kishin mbetur të izoluara nga prurjet e mëdha të ujit, si rezultat i reshjeve me intensitet te larte, kanë dalë nga izolimi.

Menjëherë pas publikimit në ABC Neës të rastit tre familjeve, menjëherë shtabi emergjencave te Bashkise së Kurbinit kanë parë situatën, duke premtuar ndërhyrje në hapjen e kanalit kullues, që ka sjelle këtë situatë.

Aktualisht ndodhen sipërfaqe të vogla të mbuluara me ujë, ndërkohë që hidrovoret po punojnë me kapacitet të plotë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!