Të izoluar prej 9 marsit, banorët e shtëpisë së të moshuarve shpresojnë t’i mbijetojnë koronavirusit

schedule19:57 - 14 Prill, 2020

schedule 19:57 - 14 Prill, 2020

Disa janë braktisur nga fëmijët. Të tjerë kanë zgjedhur azilin në vend të shtëpisë.

Të izoluar, këta të pesona, të shtëpisë së të moshuarve në Kavajë shpresojnë t’i mbijetojnë koronavirusit. Prej 9 marsit 60 të moshuar janë karantinuar. ABC News i vizitoi në orët e para të mëngjesit të së martës dhe pa nga afër sesi po i kalojnë këto ditë izolimim.

Lida Banushi nga Shkodra. E rritur në shtëpinë e fëmijës, pasi prindërit e kanë baktisuar, edhe vitet e fundit të jetës po i kalon e vetme.

Ajo shprehet:

“Mua më shumë më mungon dashuria e fëmijës. Mungesa e atij djali më mungon shumë. Djali nuk ka kushte, e kam me raport mjekësor. Prandaj kam mbet edhe e vetme. Jam detyruar me shku në azilin në Shkodër, prej Shkodrës kam ardh në Kavajë.”

Musa Gega është një tjetër person që ka zgjedhur azlin, si mundësinë më të mirë për të qenë i qetë.

Gega tregon rreth historisë së tij:

“Kishim prombleme të ndryshme, së fundmi vendosëm që edhe fëmijës mos i biem në qafë edhe vetes mos i biem në qafë. Të zgjedhim një farë rruge që ta përfundojmë këtu atë problem.”

Drejtori i qendrës Neritan Pajaziti në një intervistë për Abc News u shpreh se izolimi është mirëkuptuar nga të moshuarit, pasi kanë marrë parasysh rrezikun.

“Ditët e para e kishin shumë të vështirë pasi Kavaja është një qytet i vogël dhe këta të moshuar janë mësuar që të lëvizin gjithandej. Këtu kemi afër edhe një park dhe dilnin pasditeve. Duke llogaritur edhe disa kafe ku të mëshuarit qëndronin dhe dashamirësia e qytetarëve të Kavajës ishte që këta të moshuar të mos paguanin asnjëherë kafet e Kavajës dhe kishin qef njerëzit që t’i qerasnin,” thotë Pajaziti.

Në shërbim të tyre është edhe një pjesë e stafit mjekësor, të cilët kanë lënë familjet e tyre për t’i shërbyer të moshuarave.

Një prej tyre tregon:

“Ne jemi menduar dhe jemi përkushtuar 24\24 për t’ju shërbyer të sëmurëve. Zakonisht ne kemi të sëmurë kronikë. Janë dhjetë që i kemi diabetik, kanë shumë diagnoza. Çdo ditë u kemi bërë termometrimin dy herë në ditë, kem mbajt kontakt të vazhdueshëm me mjekun dy herë në ditë.”

Stafti që kujdeset për të moshuarit treguan se gjendja e tyre shëndetësore është e mirë. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!