Të infektuar me Covid, 30 deputetë italianë do të votojnë te parkingu i Parlamentit për presidentin

schedule21:57 - 23 Janar, 2022

schedule 21:57 - 23 Janar, 2022

Tridhjetë deputetët dhe senatorët italianë që janë aktualisht pozitivë me Covid do të votojnë për zgjedhjen e Presidentit të ri të Republikës. Me dekret të qeverisë Draghi, nga nesër në orën 15:00, kur fillon votimi i parë, deputetët e infektuar, do të mund të shkojnë në parking, në pjesën e pasme të Parlamentit italian dhe të ushtrojnë aty të drejtën për të votuar.

Ata që përdorin makinë do të votojnë pa dalë nga automjeti i tyre. Ata që do të shkojnë në godinën e Kuvendit “Montecitorio” me motor apo në këmbë, do të përdorin një kabinë të posaçme, të ngritur sot.

Natyrisht, në parking, deputetët dhe senatorët pozitivë, si dhe ata në karantinë do të vijnë një nga një, veçmas. Të gjitha fletëvotimet do të dezinfektohen para se të arrijnë në duart e kryetarit të parlamentit italian Roberto Fico.

Së fundmi, deputetët që jetojnë jashtë Romës, si dhe çdo përfaqësues i zonave elektorale që janë pozitivë, duhet të informojnë autoritetet për hotelin ose apartamentin ku do të qëndrojnë deri në përfundim të votimit. g.v/abcnews.al