“Të hyjë gruaja njëherë o Gëzim”, Rama viziton familjet në Zall-Herr

schedule17:29 - 19 Janar, 2021

schedule 17:29 - 19 Janar, 2021

Kryeministri Edi Rama këtë të hënë është ndalur në Zall-Herr të Tiranës duke ndjekur nga afër punimet e banesave të dëmtuara nga tërmeti.

I shoqëruar nga kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj dhe Ministri për Rindërtim Arben Ahmetaj, Rama tha se kanë mbetur 825 familje në çadra, duke theksuar se familjet që janë në çadra marrin edhe bonusin e qirasë.

Gjithashtu kryeministri gjatë vizitës tek këto familje që tashmë janë në shtëpitë e reja, nuk ka munguar as edhe humori.

Teksa dalin jashtë banesës kryeministri në nota humori i kujton edhe njëherë kryefamiljarit që të mos e lërë pas bashkëshorten, duke u shprehur “të hyjë gruaja njëherë Gëzim”.

Rama: Gëzim gruaja Gëzim!

Kryefamiljari: Vjen…vjen…

Rama: Nëse nuk është ajo, je si shtëpia që prishi tërmeti…

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!