Të huajt që zgjodhën Shqipërinë për pushime në tetor, 22.3% më shumë në krahasim me vjet

schedule15:20 - 25 Nëntor, 2022

schedule 15:20 - 25 Nëntor, 2022

Shumë të huaj kanë zgjedhur të vizitojnë Shqipërinë në tetor për pushime, biznes dhe trajtime shëndetësore.

365 mijë e 227 persona kanë ardhur vendin tonë muajin e shkuar. 22.3% më shumë se e njëjta periudhë e një viti më parë. Të dhënat janë publikuar nga Instituti i Statistikave.

Spanjollët kanë pasur rritjen më të madhe me 2.2 herë ndërsa anglezët me 50.5%.

Shumica e vizitorëve të huaj ose rreth 334 mijë e 600 kanë deklaruar se kanë ardhur në Shqipëri për pushime apo vizita tek të afërmit ndërsa rreth 23 mijë e 300 se ishin tranzit për në shtet tjetër.

Tre herë me i lartë se tetorin e vitit të shkuar ishte numri i të huajve të cilët zgjodhen vendin tonë për të kryer trajtimet shëndetësore.

Ndërsa rreth 6800 persona erdhën në Shqipëri për biznes apo arsye profesionale. Rreth 24% më pak krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Shumë prej udhëtarëve kanë hyrë përmes pikave ajrore, ndjekur nga ato detare dhe më pak nga pikat kufitare tokësore./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!