“Të hetohet transporti i pajisjeve elektronike”, Veliaj: Algoritmi ynë tregon për një fitore masive mbi 55 bashki

schedule23:42 - 14 Maj, 2023

schedule 23:42 - 14 Maj, 2023

TIRANË- Drejtuesi politik i qarkut Tiranë në Partinë Socialiste, Erion Veliaj, kërkoi të kryhej një hetim për transportin e pajisjeve elektronike. Ai tha në ABC News se nuk mund të hidhen kompjuterët si të ishin topa futbolli, dhe për këtë shtoi Veliaj dikush duhet të mbajë përgjegjësi.

“Hetim për transportin  e pajisjeve elektronike. Patjetër, shqetësimi im i mëngjesit u verifikua. Nuk mund të hedhësh kompjuterat si topa futbolli. Kur ti shikoni se si shqetësimi i mëngjesit provohet në atë skenë që hidheshin si thasë patateje. Unë nuk jam hetues. I takon një hetuesi, një prokurori, që të shikojë se kush çedoi.”, tha ai.

Ai theksoi se projeksionet e Partisë Socialiste flasin për fitore në mbi 55 bashki të vendit. Sipas Veliajt, Bashkia e Kavajës është një betejë e ngushtë, por nuk dha më tepër sqarime.

“Patjetër, i gjithë algoritmi ynë tregon për një fitore masive mbi 55 bashki. Kavaja është një betejë”, tha Veliaj.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!