Të heqësh dorë nga pushimet për Covid-19, sa iu kushton familjeve mbajtja e detyruar e maskave?

schedule14:28 - 24 Korrik, 2020

schedule 14:28 - 24 Korrik, 2020

Disa familje gjenden përballë një udhëkryqi: të blejnë maska, të shkojnë për pushime apo të paguajnë faturën e energjisë elektrike?

Pas vendimit për mbajtjen e detyrueshme të maskës në vendet e mbyllura publike, autoritetet franceze deklaruan se do të dërgojnë falas me postë 40 milion maska të cilat mund të lahen. Ata që do të përfitojnë janë rreth 7 milion francezë të cilët janë në gjendje të vështirë ekonomike.

Lajmi u konfirmua nga ministri francez i shëndetësisë Veran për televizionin France 2. Në rast se dikush nuk mban maskën në një vend të mbyllur, herën e parë do të gjobitet me 135 euro, ndërsa herën e dytë gjoba do të jetë më e kripur. Maskat e shpërndara nga autoritete mund të përdoren 30 herë dhe duhet të zgjasin rreth 3 muaj. Francezët do i gjejnë në kutinë e tyre të postës, pro vetëm ata që jetojnë me më pak se një mijë euro në muaj.

Sistemi shëndetësor gjithashtu do të rimbursojë 100 për qind maskat kirurgjikale për 2 milion francezët në kushte ekstreme varfërie. Shoqata franceze e konsumatorëve ditë më parë denoncoi rritjen e shpenzimeve si pasojë e masave të marra për frenimin e pandemisë, sidomos për popullsinë në vështirësi ekonomike.  Veçanërisht pas vendimit për përdorimin e detyrueshëm të maskave në ambientet e mbyllura dhe në transportin publik.

Disa qytete franceze kanë shpërndarë maska prej cope për banorët e tyre.

Sipas të dhënave një familje franceze me dy fëmijë mund të shpenzojë rreth 100 euro në muaj për blerjen e maskave kirurgjikale një përdorimshe. Ndërsa për maskat që mund të lahen, rreth 200 euro në muaj.

Ata që kanë më pak të ardhura mund të mbajnë maskën për 8 orë, në vend se katër – sa dhe rekomandohet; apo dhe për disa ditë gjë që do të ishte një tragjedi nga këndvështrimi shëndetësor.

Madje ka nga ata që kanë hequr dorë nga regjistrimi në palestër në mënyrë që mund t’i lejojnë vetes blerjen e maskave. Sipas një tekniku informatik 100 euro në muaj do të thotë 1200 euro në vit, pra shpenzimet e një pushimi veror, ndaj zgjedhja aktuale ka të bëjë me vajtjen për pushime apo mbrojtjen me maska?

Janë shifra të ngjahsme me ato të publikuara dhe nga mediat në Katalonjë sipas të cilave një person shpenzon 70 euro në muaj për 120 maska një përdorimshme, më shumë se fatura e energjisë elektrike. Njerëzit më në rrezik të cilët duhet të blejnë maska më të shtrenjta sigurisht që do të shpenzonin më shumë.

Në Spanjë maska është e detyrueshme jo vetëm në ambientet e mbyllura por dhe në ato publike.

Në Itali në llogaritë e kryera nga mediat në muajin prill, një familje shpenzonte deri në 200 euro duke zgjedhur një mënyrë më pak ekologjike dhe më shumë: përdor dhe hidh./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!