Të hënën, provimi i informatizuar i studentëve të Mjekësisë

schedule13:00 - 11 Gusht, 2023

schedule 13:00 - 11 Gusht, 2023

Ditën e hënë nis testimi i informatizuar për t’u pranuar në programin e studimit “Mjekësi e Përgjithshme”.  Testimi do të zhvillohet pranë mjediseve të Qendrës së Shërbimeve Arsimore për 1813 maturantët që kanë aplikuar për këtë program, nga të cilët 400 do të shpallen fitues.

Përveç tyre, Universiteti do të pranojë edhe 30 studentë nga trojet (5 Kosova, 5 Maqedonia e Veriut, 5 Mali i Zi, 5 Presheva, 5 Bujanovci dhe 5 Medvegja), 1 nga komuniteti rom, ballkaniko dhe egjiptian, 2 persona me aftësi të kufizuar, 1 me statusin e jetimit dhe 30 transferime. Në total numri i kuotave është 464 studentë për vitin e parë.

Kjo është hera e parë që maturantët të cilët duan të ndjekin studimt për mjekësi të përgjithsme, do t’i nënshtrohen një provimi.  Teza do të përmbajë pyetje nga lëndët e fizikës, kimisë dhe biologjisë zhvilluar gjatë viteve të gjimnazit dhe do të vlerësohet me 100 pikë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!