Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Të hënën Parlamenti emëron Kryeministrin Rama në krye të Ministrisë së Jashtme

schedule17:30 - 20 Janar, 2019

schedule 17:30 - 20 Janar, 2019

Të hënën Parlamenti nis sesionin e zakonshëm të punës. Në axhendën e seancës plenare të ditës së hënë, janë vendosur dy dekretet e Presidentit Meta, shkarkimi i ministrit të Europës dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati dhe dekreti për emërimin në këtë detyrë të kryeministrit Edi Rama, të dy propozime të shefit të qeverisë.

Të enjten Presidenti Ilir Meta dekretoi Ramën në postin e Bushtatit, pasi më herët kishte refuzuar emrin e zv. ministrit Gent Cakaj, si shef i diplomacisë së Shqipërisë.

Opozita ende nuk ka bërë të ditur nëse do rikthehet në Kuvend, pas largimit nga sesioni i jashtëzakonshëm i të mërkurës, me argumentin se nuk iu dha e drejta e fjalës. PD e LSI kanë shpallur vendimin për nisjen e protestave popullore, deri në largimin e kryeministrit Rama./abcnews.al



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!