Kryeministri Edi Rama ka sjellë në vëmendje nisjen e stërvitjes së përbashkët shumëkombëshe drejtuar nga Komanda Europiane e SHBA, e cila do të zhvillohet në vendin tonë ditën e hënë.
Në këtë stërvitje do të demonstrohen aftësitë ndërvepruese të Shteteve të Bashkuara me ushtritë aleate dhe partnere të NATO-s.
Sipas kreut të qeverisë Shqipëria, si partner i besueshëm luan një rol kyç në këtë stërvitje të rëndësishme.
“Nis stërvitja e përbashkët shumëkombëshe drejtuar nga Komanda Europiane e SHBA, ku do të demonstrohen aftësitë ndërvepruese të Shteteve të Bashkuara me ushtritë aleate dhe partnere të NATO-s?
Shqipëria, si partner i besueshëm dhe si nyje strategjike e sigurisë rajonale, do të luajë një rol kyç në këtë stërvitje të rëndësishme, duke treguar angazhimin tonë maksimal për paqen dhe stabilitetin në rajon????? #Defender2023”, shkruan Rama./abcnews.al