Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Të hënën Kuvendi mblidhet për shkarkimin e Metës

schedule17:00 - 6 Korrik, 2019

schedule 17:00 - 6 Korrik, 2019

Të hënën Kuvendi do të mblidhet posaçërisht për ngritjen e një komisioni hetimor për shkarkimin e presidentit Meta, bazuar në një raport të komisionit parlamentar të ligjeve. Mazhoranca ka renditur në këtë raport 9 shkelje që sipas saj, kreu i shtetit i ka bërë Kushtetutës së vendit.

Nëntë janë akuzat që ka ngritur Kuvendi i Shqipërisë për shkarkimin e presidentit Ilir Meta.

1-Ka cënuar rëndë parimin e ushtrimit të sovranitetit nga ana e popullit në kundërshtim me nenin 2, pika 1 të Kushtetutës  sipas të cilës: Populli e ushtron sovranitetin nëpërmjet përfaqësuesve të tij ose drejtpërsëdrejti.

2-Ka shkelur Kushtetutën dhe ka marrë njëkohësisht tagra të sovranit dhe Kuvendit;

3-Është sjellë arbitrarisht me pushtetin, përkundër natyrës së Republikës Parlamentare (në kundërshtim me nenin 1, pika 1, të Kushtetutës) ku thuhet  se  Shqipëria është republikë parlamentare.

4-Ka anuluar arbitrarisht datën e zgjedhjeve në kundërshtim me nenin 92, germa “gj”, të Kushtetutës sipas të cilës Presidenti cakton datën e zgjedhjeve për Kuvendin, për organet e pushtetit vendor dhe për zhvillimin e referendumeve por edhe nenin 8, 9 dhe 10 të Kodit Zgjedhor që saktëson periudhën zgjedhore, caktimin e datës së zgjedhjeve për kuvendin dhe Caktimin e datës së zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore.

5-Ka cenuar parimin e periodicitetit të zgjedhjeve (në kundërshtim me nenin 1, pika 3 dhe nenin 109 të Kushtetutës që saktëson se Qeverisja bazohet në një sistem zgjedhjesh të lira, të barabarta, të përgjithshme e periodike)

6-Ka cenuar parimin e ushtrimit të pushtetit në shtet nga një qeverisje e dalë nga zgjedhje të lira (në kundërshtim me nenin 1, pika 3, të Kushtetutës);

7-Ka cenuar parimin e kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë (në kundërshtim me nenin 4 paragrafi i dytë i Kushtetutës dhe nenin 4 të K. Pr. Administrative);

8-Ka nxjerrë një akt në kundërshtim të hapur dhe flagrant me ligjet;

9- Ka cenuar parimin e të drejtës së qytetarëve si sovranë për të zgjedhur dhe për t’u zgjedhur (në kundërshtim me nenin 45, pika 1, të Kushtetutës) që përcakton se Çdo shtetas që ka mbushur tetëmbëdhjetë vjeç, qoftë edhe ditën e zgjedhjeve, ka të drejtën të zgjedhë dhe të zgjidhet.

Kërkesa e 55 deputetëve për shkarkimin e presidentit do të shqyrtohet ditën e hënë në orën 17.00. Në këtë seancë do të miratohet ngritja e një komisioni hetimor bazuar në raportin e Komisionit të Ligjeve./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!