Të hënën hapen lokalet dhe restorantet, menaxherët: Të zgjerohet fasha orare, të ulen taksat

schedule15:59 - 17 Maj, 2020

schedule 15:59 - 17 Maj, 2020

Nën një regjim tjetër të diktuar nga pandemia, baret dhe restorantet janë drejt përgatitjeve të fundit për t’u hapur ditën e hënë. Tavolinat dhe karriget janë vendosur jashtë dhe në distancë nga njëra-tjetra. Janë dizinfektuar ambientet dhe janë blerë maska e doreza. Por disa menaxherë baresh dhe restorantesh në qytetin bregdetar të Vlorës pasi flasin për humbjet ekonomike të deritanishme nuk janë të kënaqur me oraret e përcaktuara.

“Kemi nisur përgatitjet kemi 4-5 ditë. Stafi është përgatitur si të sillet me klientët. Çështja e fashës së orarit, pasi 60%-70% e punës tonë bëhet pas këtij orari. Aktualisht presim ndonjë informacion më shumë mbase shtyrjen e orarit’, thotë një prej tyre.

“Kërkojmë që të shkojë deri në ora 24. Se Vlora atë fashë ore ka që punon nga ora 21 deri në 12 të natës. Kërkojmë dhe lehtësim të kushteve të distancimit kemi bërë provat dhe janë ekstreme”, shprehet një menaxher tjetër.

Edhe në Fishtë të Lezhës sipërmarrësit janë gati që të nisin aktivitetin. Edhe Angjelin Koleci pronari i këtij restoranti ka rezerva për orarin e caktuar. Ai ndalet dhe tek kostot e shtuara.

“Në Fishtë orari i darkës ka qënë më i përshtatshëm për ne se dhe njerëzit atëherë vijnë më shumë. Do mundohemi të mbajmë kostot që kemi pasur duke parë më pas do vendosim nëse do I rrisin apo jo”, thotë ai.

Baret dhe restorante kanë janë mbyllur prej datës 10 mars. Edhe pse ato të hënë do hapen sipërmarrësit nuk besojnë se do rikuperojnë dot humbjet me argumentin se do jetë një verë pa fluks turistësh ndaj dhe kërkojnë rishikim të taksave. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!