Të grumbulluarit me kombëtaren, konfirmohet një sulmues

schedule22:34 - 9 Nëntor, 2019

schedule 22:34 - 9 Nëntor, 2019

Nesër do të njihemi dhe me listën e plotë të kombëtares shqiptare të futbollit, për sfidat e nëntorit kundër Andorrës dhe Francës. Gjithsesi, sot është konfirmuar një nga emrat, më saktë, është vetëkonfirmuar.

Sulmuesi Taulant Seferi konfirmoi në faqet e tij zyrtare në rrjetet sociale se është grumbulluar me Shqipërinë dhe do të jetë i gatshëm për dy sfidat kundër Andorrës dhe Francës. Në njoftimin e tij, shkruhej:

“Ditët ne vijim do grumbullohem me Kombëtaren më të mirë ne botë, ku na presin dy ndeshjet e nëntorit me Andorrën dhe Francën. Do të jem aty për të dhënë më të mirën nga vetja për kombëtaren time dhe të bëj çdo shqiptar krenar! Me respekt, Taulant Seferi!”

Seferi me fanellën e Shpresave U-21