Kombëtarja e Shqipërisë është duke zhvilluar një ndeshje të madhe dhe shumë të rëndësishme për kualifikimin në Euro 2024, ndaj Çekisë.
“Kuqezinjtë” e mbyllën pjesën e parë në avantazh minimal me një super gol të Jasir Asanit në minutën e 9, ndërsa kundërshtarët mbetën me një lojtar më pak në minutën e 40 pasi sulmuesi Chytil mori kartoni e dytë të verdhë.
Emocione të mëdha në stadium, në shtëpi dhe në sheshet e Shqipërisë.
Në Shkodër kryebashkiaku Benet Beci dhe qytetarët të shumtë janë duke përjetuar emocionet në sheshin e qytetit.
Po ashtu edhe në Vlorë, qytetarë të shumtë janë mbledhur në lokale dhe në sheshe për të ndjekur kombëtaren./abcnews.al