Të gjithë sytë nga Dua Lipa në premierën e ‘Barbie’ në Londër

schedule13:06 - 13 Korrik, 2023

schedule 13:06 - 13 Korrik, 2023

Prej disa kohësh po numërojmë me padurim për filmin e Greta Gerëig, “Barbie”, i cili do të shfaqet në kinematë tona për vetëm një javë. Në film luajnë yje të mëdhenj, si Margot Robbie dhe Ryan Gosling, ndërsa këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa interpreton pjesë nga kolona zanore.

Si pasojë, ajo dhe ka marrë pjesë në promovimin e filmit e veshur me një fustal me stil unik. Kësaj radhe, në premierën britanike të filmit, këngëtarja e njohur kishte zgjedhur një fustan me lule dhe flutura, i cili dukej sikur “thoshte”: “It’s a Barbie World”.

Fustani i Dua Lipa- s i përket koleksionit të fundit Versace x Dua Lipa, ka një model lulesh, fluturash, si dhe logon karakteristike të shtëpisë. Ne e pamë për herë të parë në pistën e koleksionit La Vacanza, i cili është tërësisht i frymëzuar nga trendi ‘Barbiecore’. Njëlloj mbresëlënës ishin aksesorët e look-ut.

Thonjtë e Dua Lipës kishin një manikyr origjinal francez, me një bazë rozë të nxehtë, ndërsa flokët e saj ishin të stiluar në një bisht të hijshëm. Këngëtarja e bashkoi veshjen me një palë sandale blu me rripa dhe sandale fluturash, duke kompletuar një pamje që dukej sikur kishte dalë direkt nga kopshti i Barbie’s Dreamhouse./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!