Të gjithë po flasin për divorcin e saj, por Kim na habiti me veprimin e fundit

schedule22:37 - 7 Janar, 2021

schedule 22:37 - 7 Janar, 2021

Kim Kardashian është emri më i lakuar në shtypin rozë, që prej ditës së djeshme. Kjo për faktin se u tha që ylli televiziv dhe partneri i saj, Kanye West janë drejt divorcit dhe se çdo gjë ka mbaruar mes tyre.

Madje, gjatë ditës kanë qarkulluar edhe thashetheme se dyshja kanë nisur romanca të reja, por një gjë e tillë deri tani mbetet e pakonfirmuar.

LEXO EDHE: Martesa 6-vjeçare mori fund, Kanye West tradhëtoi Kim Kardashian me Jeffree Star

Ndërkohë që të gjithë komentojnë lajmet për divorc, duket se Kim-it nuk i kanë bërë fare përshtypje. Pasi ajo publikoi një fotografi në Instagram, të realizuar në palestër, teksa tregon se po vazhdon ushtrimet.

Kujtojmë që thashethemet për një ndarje të mundshme të çiftit nisën ditë më parë, ku Kim u pa në darkën e Krishtlindjes pa unazë në dorë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!