“Të gjithë në konvikt e dinin”, ish-ministri belg rrëfen se ka qenë viktimë e abuzimit seksual nga një prift

schedule09:09 - 25 Tetor, 2023

schedule 09:09 - 25 Tetor, 2023

Ish-ministri belg i Drejtësisë Vincent Van Quickborn ka qenë viktimë e abuzimit nga një prift. Vincent Van Quickenborn, i cili dha dorëheqjen si ministër i drejtësisë pas sulmit terrorist në Bruksel, tregoi një sërë ngjarjesh që ai përjetoi gjatë qëndrimit të tij në konvikt në Ghent.

Sipas tij, ishte e zakonshme që një prift të kryente veprime të tilla.

“Nëse do të ishe i sëmurë, prifti do të vinte në dhomën tënde dhe do të duhej të hiqje pantallonat”, tha Vincent Van Quickborn, i cili shtoi se shumë djem të rinj ishin viktima.

Sipas tij, diçka e tillë i kishte ndodhur edhe djemve të tjerë. Ish-ministri vuri në dukje se ata nuk kishin folur as me prindërit e tyre për atë që po ndodhte. Siç thekson rrjeti rtl, emri i personit figuronte në listën e emrave të priftërinjve të akuzuar për dhunë seksuale në Belgjikë.

Vincent Van Quickenborn vuri në dukje se prifti nuk jeton më.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!