“Të gjithë ishin aty!”, Bruno Dita ka një mesazh domethenës!

schedule16:55 - 29 Nëntor, 2019

schedule 16:55 - 29 Nëntor, 2019

“Shqiptarë të Kosovës, italianë, greke dhe francezë, të gjithë në këmbë në ndihmë të shqiptarëve të prekur nga tërmeti i para pak ditëve. Solidarizim nga të gjitha anët dhe ndihma monetare dhe materiale.

Mundet që ndaj të gjithëve të kemi folur apo vepruar keq, por në një moment të vështirë të gjithë u bënë bashkë për shqiptarët, për jetën që është shumë e rëndësishme pavarësisht gjithçkaje, qofshim edhe popuj armiq”.

Bruno Dita, mesfushori i Skënderbeut, për të gjitha që kanë ndodhur këto ditë, ka diçka për të thënë dhe e shpreh përmes një postimi në llogarinë e tij në “Instagram”. Një mesazh shumë domethënës dhe kuptimplotë. /abcnews.al

Postimi i kapitenit të Skënderbeut