Të gjithë e bëjmë këtë gabim kur përgatisim domatet

schedule13:23 - 2 Prill, 2021

schedule 13:23 - 2 Prill, 2021

Domatet përdoren për shumë pjata. Jo vetëm që i hamë me sallata të freskëta, por i përdorim gjerësisht dhe për pjata të nxehta. Prandaj nuk është për t’u habitur pse është një nga perimet më të blera në market. Por, a po i përgatisni në mënyrë korrekte. Mesa duket jo, pasi të gjithë bëjmë një gabim ku i gatuajmë; nuk u hedhim kripë. Rezulton se kripa është shumë e rëndësishme gjatë përgatitjes së këtyre perimeve për të përfituar sa më shumë nga shija dhe struktura.

Edhe pse mund të tingëllojë paksa e çuditshme, domatet dhe kripa janë kombinimi perfekt. Kripa siguron që aromat e përbërësve të tjerë të kombinohen mirë. Për shembull, kripa ndihmon për të nxjerrë shijen e ëmbël të domateve. Pra, kripa është e domosdoshme kur përdorni domate me përbërës të tjerë në një pjatë./e.b-abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!