Presidenti sirian, Bashar al-Assad, ka në program një samit në Phenian me liderin e Koresë së Veriut, Kim Jong-un. Lajmi është bërë i ditur nga agjencia shtetërore KCNA që citon fjalët e Assad: “Do të vizitoj Korenë e Veriut dhe do të takohem me shkëlqesinë e tij Kim Jong-un”.
Samiti i mundshëm do të jetë i pari i diktatorit me një kryetar shteti në Pheanian. Sipas disa burimeve të inteligjencës amerikane dhe koreanojugore, mardhëniet mes dy vendeve përfshijnë edhe shitjen e armëve.
Kohë më parë shumë raportime kanë treguar se Koreja e Veriut ka ndihmuar Sirinë në ndërtimin e armëve kimike. Nga ana tjetër regjimi i Assad ka ndihmuar në mënyrë financiare Phenianin./abcnews.al