Në kryeqytetin ukrainas, stacionet e metrosë janë shndërruar në bunkerë të improvizuar. Dëshmitarët thanë për CNN se stacionet janë të mbushura me njerëz, të organizuar në grupe.
“Ndërsa dëgjojmë bombardimet, ju mund ta imagjinoni se sa të frikësuar janë njerëzit e këtij qyteti nga këto shpërthime që kanë ndodhur rreth tyre,” tha Matthew Chance i CNN.
“Të gjithë këta persona po largohen drejt zonave më të sigurta, ndoshta drejt Polonisë, e cila është tre ose katër ose pesë orë me makinë.
Nga këto stacione mund të shihni një rrymë të vazhdueshme trafiku me banorët e këtij vendi që po lëvizin drejt perëndimit, në drejtim të kundërt të Rusisë.”
/abcnews.al