Lojtarët e Barcelonës vazhdojnë të shkruajnë rreth largimit të Leo Messit. Pas Pique dhe Busquets, ka qenë radha e Antoine Griezmann për t’u përshëndetur me futbollistin më të mirë në planet.
“E vetmja gjë që mund të të them është ajo që mendon çdo person që dashuron futbollin: faleminderit! Faleminderit për atë që ke bërë me Barcelonën.
Për qytetin, për klubin… ke ndryshuar gjithçka. Jam i sigurt që kjo nuk është një lamtumirë por një mirupafshim, rruga jote do të kryqëzohet sërish me Barcelonën“, shkruan sulmuesi francez.
Nuk mungon as përshëndetja e Ansu Fati. 18-vjeçari i talentuar, i cili cilësohet si pasardhësi i yllit argjentinas, shkruan në rrjetet sociale: “Të gjithë djemtë që vijnë në Masia ëndërrojnë të luajnë një ditë me ty.
Unë e konsideroj veten me fat që ia kam dalë. Doja të të falënderoja për këto dy vitet që kemi luajtur bashkë, gjestet e tua të dashurisë ndaj meje dhe gjithçka që mësova.
View this post on Instagram
Familja ime dhe unë do të të jemi gjithmonë mirënjohës, ju dërgoj urimet më të bukura ty dhe të dashurve të tu“, shkruan adoleshenti i skuadrës katalanase. /abcnews.al