Sondazh

Rama dhe Berisha në daljet vjetore, cili ju bindi më shumë:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 
1

Të gjithë “djajtë” e ferguson/ Manchester United, në pankinë një prej të besuarve të Sir Alex

schedule12:45 - 7 Janar, 2026

schedule 12:45 - 7 Janar, 2026

Në historinë e Manchester United ka patur disa cikle fitues, I fundi në erën e Sir Alex Ferguson.

Që pas largimit të teknikut skocez në vitin 2013, “Djajtë e Kuq” kanë dështuar në të gjitha tentativat e tyre për të rinisur një tjetër epokë dominimi në Premier League dhe Champions.

Me përjashtim të disa trofeve si Europa League me Mourinho, apo Kupën e Ligës dhe atë të Federatës, United ka qëndruar shumë larg emrit të tij të madh.



Gjatë kësaj periudhe shumë yje të futbollit janë afruar dhe larguar, ndërsa shpenzimet në merkato si gjithmonë nuk janë kursyer.

Për këtë arsye, faturën e dështimeve e kanë paguar gjithmonë trajnerët, I fundit Ruben Amorim, i shkarkuar në fillim të kësaj jave.

Për këtë arsye, në klubin anglez duket se kanë vendosur të ndryshojnë kurs në perzgjedhjen e teknikut të ri.

6

Sipas “The Sun”, ai do të jetë një “djal I shtëpisë”, një nga “Djajtë” e Ferguson.

Kjo konfirmohet edhe nga fakti, që rolin e trajnerit të përkohshëm e ka marrë ish mesfushori Darren Fletcher, ndërsa në listën e kandidatëve janë edhe Rud Van Nistelrooy, Ryan Giggs apo Ole Gunnar Solskjaer.

Ky I fundit drejtoi Manchester United për tre vite nga 2018 deri në 2021 dhe sipas mediave angleze është favorit për t;u ulur sërish në pankinë.

Me një zgjedhje të tillë, “Djajtë e Kuq” kërkojnë të rikthejnë sërish frymën dhe mentalitetin fitues, që duket se është venitur me largimin e Sir Alex Ferguson.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!

7