Komiteti i Ekspertëve vendosi sot që të zgjerojë masat shtrënguese për përballimin e situatës me koronavirusin.
Kështu, duke fillluar nga nesër ndalimi i qarkullimit do të fillojë në orën 20:00 deri në orën 06:00.
Lexo edhe: Manastirliu: Mësim online për shkollat e mesme në këto bashki, zgjatet sezoni i provimeve
Gjatë fjalës së saj, ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu u shpreh se përjashtim nga ky rregull do të bëjnë ata që janë duke udhëtuar për të shkuar në punë si edhe urgjencat shëndetësore.
Lexo edhe: Ndalim qarkullimi pas orës 20:00: Çfarë ndodh me shkollat, kur mbyllen baret dhe restorantet
E njëjta masë do të vlejë edhe për aktivitetin e bareve dhe restoranteve, të cilët nuk do të duhet të qendrojnë hapur pas orës 20:00 deri në 06:00 të mëngjesit. /abcnews.al