Të gjitha procedurat në një ditë, Ëngjëll Agaçi te “Inceneratorët”: Kontrata u publikua në regjistër

schedule17:36 - 22 Shkurt, 2022

schedule 17:36 - 22 Shkurt, 2022

Deputetët e opozitës në Komisionin Hetimor për Inceneratorët kërkoi nga sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave Ëngjëll Agaçi të përgjigjet në lidhje me vendimin e qeverisë për koncesionarin për ndërtimin e mbetjeve në një ditë kur është hapur oferta dhe është dërguar për dijeni në 17 institucione.

Ëngjëll Agaçi deklaroi se kontrata është publikuar në regjistrin kombëtar dhe procedurat kanë nisur që në korrik të vitit 2014.

Pjesë nga debati

Ëngjëll Agaçi: Nëse një akt është i panënshkruar konsiderohet draft. Kur nënshkruhet merr fuqi ligjore dhe krijon detyrime për të dyja palët në kontratë. Ju bëtë një pyetje të përgjithshme.

Lëfter Gështenja: Si është e mundur që më 16 dhjetor ftohet koncesionari, hapet oferta, dërgohet nëpër institucione dhe merret një përgjigje një kontratë e cila është 60 faqe. Merret miratimi nga 17 institucione përkatëse dhe të nesërmen qeveria vendos të miratohet financimi. Si shpjegohet

Ëngjëll Agaçi: Dje ministri Cani shpjegoi me saktësi që kjo procedurë ka nisur që në muajin korrik. Flas për procedurat në përgjithësi. Procedurat kanë nisur që në muajin korrik të vitit 2014. Fillimi i një procedure dhe finalizimi i saj janë dy çështje të ndryshme. Unë në këtë pozicion jam për sigurimin e financimit të kësaj kontrate të nënshkruar nga palët të parashikuar me një bazë ligjore të saktë që unë e citova. Që saktëson që një angazhim i tillë detyrues miratohet me VKM

Lëfter Gështenja: A ka ndodhur herë tjetër që agjencia e prokurimit publik, të mos publikojë një kontratë në këtë vlerë. Ka ndodhur herë tjetër apo është hera e parë që një kontratë të mos publikohet në uebsajtin.

Ëngjëll Agaçi: Kontrata në fjalë rezulton e publikuar në regjistrin kombëtar. Nëse nuk gaboj. Në dijeninë time. Meqë po flasim për një sistem elektronik dhe drejtoria e IT na mundëson një akses mund të verifikojmë që këtë ta bëjmë edhe tani. Ndoshta vlen të verifikohen në regjistrin pranë Ministrisë së Ekonomisë dhe Financave.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!