“Koha e vendimit ishte tragjike dhe konfirmoi se sistemi është i pamjaftueshëm për të rregulluar konfliktet e një prej bizneseve më të rëndësishme të vendit. Të penalizonte Juventusin për sezonin e ardhshëm do të ishte më logjike”.
Kryeredaktori i La Gazzetta shtoi: “E vetmja siguri është se në fund të sezonit, klubet nuk do ta dinin se në cilin kompeticion evropian do të luajnë në 2023-24. Shumë besojnë se sezoni është shtrembëruar, duke përfshirë Jose Mourinhon”.
Juventusit mund t’i jepet një dënim i dytë me pikë në qershor, kur do të zhvillohet një gjyq i ri i FIGC në lidhje me manovrat e pagave, partneritetet me klube të tjera dhe raportet me agjentët.
“Tifozët e Juventusit nuk janë fajtorë dhe janë duke pritur për rezultatin”, vazhdoi Di Caro.
“Në ndërkohë, Allegri është konfirmuar duke pritur të dijë nëse Giuntoli do t’i bashkohet, megjithëse trajneri do të kishte preferuar një profil tjetër. Me një faturë pagash që duhet ulur, largimet e parashikueshme të Paredes, Di Maria dhe Rabiot, Vlahovic dhe Chiesa potencialisht në treg, Milik, Bonucci dhe shumë të tjerë në prag dhe kthimi i Arthur, McKennie dhe Zakaria, e ardhmja e Juventusit është një gjëegjëzë”.
Analiza e redaktorit të Tuttosport Guido Vaciago ishte ndoshta edhe më e ashpër pasi ai beson se Juventusi është ndëshkuar për shkak të rolit të tyre në krijimin e Superligës mbi dy vjet më parë.
“Juventusi duhet të dënohet rëndë, të shkatërrohet sepse u përpoqën të krijonin Superligën”, shkroi Vaciago në faqen 5 të së martës.
“Më konkretisht, Juventusi nuk duhet të përfshihet në garat evropiane. Epo, misioni u krye me pesë shkallë gjykimi dhe një procedurë që nuk ka mundur kurrë të shpjegojë se si janë llogaritur dënimet”.
“Në këtë mënyrë nëpërkëmben futbollistët dhe trajneri. Ata kanë fituar rregullisht pikët në fushë pa përfituar nga shkeljet kontabël të kryera nga drejtuesit”.
“Kjo nuk është drejtësi, është administrim i pushtetit, provë e forcës, është ligji i xhunglës, por më në fund zbatohet hapur. Evelina Christillin, një anëtare e qeverisë së UEFA-s, shumë e afërt me Aleksander Ceferin, e shpjegoi dje (të hënën) në mëngjes, me një kohë të diskutueshme, duke qenë se gjyqtarët duhej të vendosnin pasdite, por me një transparencë të qartë kristal”, ka shtuar më tej ai.