“Të gjitha partitë, e flukset brenda opozitës të përfaqësuar në komision”/ Alibeaj: Detyrim të cojmë përpara reformën. Apeloj kolegët të marrin pjesë

schedule10:41 - 19 Janar, 2024

schedule 10:41 - 19 Janar, 2024

Pak minuta para nisjes së mbledhjes së Komisionit për Reformës Zgjedhore, Enkelejd Alibeaj apeloj të gjithë anëtarët të marrin pjesë.

Ndërsa përsëriti edhe një herë 4 propozimet e PD për reformën zgjedhore, Alibeaj tha se këto pika, nuk janë thjesht një interes meskin partiak, po i shqiptarëve dhe cdo faktori opozitar.

“Në komision janë të përfaqësuar të gjitha partitë, dhe flukset brenda opozitës. Është detyrim yni të shkojmë të marrim pjesë dhe të mbrojmë interesin e opozitës dhe shqiptarëve. Për shkak të vendimeve të kushtetueses rekomandimeve të ODIHR, opozita ka detyrim të shtyjë përpara këtë cështje.

Thirrja imë është për këdo anëtar të komision të marrë pjesë në mbledhje. Është një prej instrumenteve për t’u përballur me këtë regjim.” tha ai/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!