Të gdhendësh identitetin kombëtar/ Emanuel Koko: I jap formë kulturës tonë, na bën unik në botë

schedule12:07 - 13 Mars, 2025

schedule 12:07 - 13 Mars, 2025

Emanuel Koko, është skulptor i njohur dhe pedagog në Liceun Artistik ‘Jordan Misja’. Së fundi vepra e tij monumentale ‘Fyjet e Gramshit’, është vendosur në rrethrrotulimin e këtij qyteti.

Mes skulpturës monumentale, figurave historike Koko numëron një krijimtari të shumëllojshme mbi supe, pa lënë mënjanë poetizmin e nudos.

“Figurat histiorike, duhet të jenë realiste, ndërthurur me poetizëm lirik” thotë ai në një bisedë në gazetaren Leontina Nika, në Pas Mesnatë.

“Në fillim është momenti që ndjen autori brenda vetes për të bërë një vepër. Në momentin që të besohet vepra, përfshihesh nga një përgjegjësi e jashtëzakonshme që mund të harrosh edhe obligime familjare. Veprën time ndonjëherë e shoh nga jashtë, por më rëndësi merr brendia e punës time me veprën.

Kur kemi të bëjmë me një figurë shtatore, skulptura realiste ka dy karaktere, të thjeshtë, ngjashmëria është kusht dhe pjesa tjetër është karakteri i personazhit. Gjatë realizmit socialist nuk është marrë njeri me karakterin e personazhit, kjo e ka dëmtuar shumë figurën sot.” thotë ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!