Të fshehura brenda këpucëve dhe me destinacion Zvicrën, kapen 600 kg kokainë në Holandë

schedule08:59 - 10 Shtator, 2020

schedule 08:59 - 10 Shtator, 2020

Dogana holandeze ka kapur një sasi rekord kokaine mbrëmjen e të martës.

Autoritetet holandeze kanë njoftuar se kanë sekuestruar 18 thasë në të cilat ishin paketuar 600 kg kokainë, brenda një kontejneri në portin e Roterdamit.

Droga ka ardhur nga Republika Domenikane dhe ishte fshehur brenda kontejnerit i cili transportonte këpucë sportive, në një anije për transportin e mallrave, e destinuar për një kompani në Zvicër.

Sipas policisë holandeze duket se kompania zvicerane nuk ka lidhje me trafikun e drogës ndërsa sasia e kokainës është asgjësuar tashmë.

Autoritetet holandeze ndërkohë vijojnë hetimet për të zbardhur të gjithë skemën e këtij trafiku.

N.D./abcnews.al