Qetësia duket se është rikthyer në kampin francez, pas aludimeve se mund të kishte një shpërthim të koronavirusit.
Adrien Rabiot dhe Dayot Upamecano janë stërvitur sot me pjesën tjetër të ekipit, pasi humbën seancën e së martës. Mesfushori i Juventusit nuk ishte as në stol ndeshjen e djeshme kundër Marokut, ndërsa mbrojtësi i Bayern ishte në dispozicion për teknikun Deschamps, por nuk u paraqit në fushë.
Në anën tjetër, Kingsley Coman ka drekuar veçmas, për shkak të gripit dhe ka humbur stërvitjen e sotme me ekipin.