“Të flesh me armikun”, Republikania Lauren Boebert akuzon Kongresmenin për marrëdhënie intime me një spiune kineze

schedule08:31 - 19 Nëntor, 2021

schedule 08:31 - 19 Nëntor, 2021

Republikanja  Lauren Boebert, R-Colo ka akuzuar  Eric Swalwell, D-Calif se ka pasur marrëdhënie me një spiune kineze, ndërsa renditi “veprimet e papërshtatshme” të demokratëve në Dhomën e  Përfaqësuesve, shkruan FoxNews

Boebert përmendi rastin e Swalwell ndërsa mbronte Republikanin Paul Gosar, R-Ariz., që Demokratët e Dhomës së Përfaqësuesve kërkonin ta censuronin atë dhe t’i hiqnin detyrat e komisionit për postimin e një videoje të animuar që përshkruan dhunën kundër Alexandria Ocasio-Cortez.

“Kolegu im dhe kandidati presidencial i Kalifornisë, i cili është në Komitetin e Inteligjencës, ka pasur marrëdhënie intime me Fang Fang, një spiune kinez”, tha Boebert për Swalwell. “Më lejoni ta them përsëri. Një anëtar i Kongresit që merr informacione të klasifikuara ka fjetur me armikun.

“Kjo është e papranueshme!” tha ajo.

Lidhjet e Swalwell me spiunen e dyshuar kineze Christine Fang, e njohur gjithashtu si Fang Fang, u raportuan për herë të parë nga Axios dhjetorin e kaluar dhe nxitën republikanët e Dhomës së Përfaqësuesve të hartonin një rezolutë për të larguar Swalwell nga Komisioni për Inteligjencën.

Axios kishte raportuar se Fang kishte në shënjestër politikanët e ardhshëm, duke përfshirë Swalwell, dhe se hetuesit federalë paralajmëruan Swalwell për sjelljen e Fang në 2015. Swalwell më pas ndërpreu të gjitha lidhjet me Fang dhe nuk ishte akuzuar për ndonjë keqbërje, thuhej në raport.

Swalwell iu kundërpërgjigj komenteve të Boebert në Twitter, duke shkruar, “E çuditshme. Nëse do të kisha bërë ndonjë gabim, FBI do të më kishte bastisur shtëpinë. Ata nuk e bënë. Por dje ata bastisën shtëpinë e menaxherit të fushatës së @laurenboebert.

Mediat lokale raportuan të mërkurën se autoritetet federale, shtetërore dhe lokale kontrolluan shtëpitë e Sherronna Bishop, një ish-menaxhere e fushatës  të Boebert, dhe tre të tjerëve, duke përfshirë nëpunësen e qarkut Mesa, Tina Peters.

Gjatë fjalimit të saj, Boebert kritikoi gjithashtu përfaqësuesen Maxine Waters, D-Calif., dhe Ilhan Omar, D-Minn., se kishin kryer veprime të papërshtatshme.

/abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!