Të flasësh me veten, diçka normale apo tregues i ndonjë sëmundjeje?

schedule12:25 - 17 Qershor, 2020

schedule 12:25 - 17 Qershor, 2020

Shumë herë njerëzve u ndodh që të konstatojnë se po flasin me vete me mendjen e tyre, por edhe me zë të lartë. Mirëpo, shpesherë kur njerëzit shikojnë dikë që flet me veten e cilësojnë si “të çmendur” apo edhe “të vetmuar”.

Padyshim që të gjithë kërkojnë të dinë nëse është normale të flasësh me veten. Është diçka e mirë apo e keqe? Por, një studim i kryer nga psikologët e Universitetit të Michiganit, zbulon se nuk është kështu, përkundrazi është një zakon i domosdoshëm, shkruan abcnews.al.

Sipas psikologëvem, ‘biseda’ me veten do t’ju ndihmojë në arritjen e një marrëveshje për një situatë ose problem apo gjetjen e një zgjidhje, si dhe gjithashtu kontrollimin e emocioneve.

“Të folurit me veten ose me një person imagjinar, do t’i ndihmojë njerëzit të mendojnë për veten e tyre në të njëjtën mënyrë që ata mendojnë për të tjerët. Kjo gjë do t’i ndihmojë ata të distancohen nga emocionet dhe problemet e tyre, gjë e cila shumë shpesh mund të bëhet e dobishme për të kontrolluar emocionet”, thotë Jason Moser, profesor në Universitetin e Michiganit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!