Përkthyesja Lorena Dedja ka sjell në shqip vëllimin e parë të sagës “Vizitorja e pasqyrës”, “Të fejuarit e dimrit”, të shkruar nga shkrimtarja Christelle Dabos.
E ftuar në “ABC e Mëngjesit”, Dedja ka ndarë detaje nga ky libër, duke e konsideruar tepër të suksesshëm.
Ajo është ndalur dhe te personazhi kryesor i Ofelisë, e cila ka aftësinë për të lexuar objektet përmes prekjes, gjithashtu përmes pasqyrave kalon në vende të ndryshme.
“Është një letërsi bashkëkohore. Është vëllimi i katërt i një sage. E gjithë saga titullohet “Vizitorja e pasqyrës”, ne në shqip kemi “Të fejuarit e dimrit”.
Kisha lexuar shumë për shkrimtaren dhe ka marrë disa çmime në Francë dhe jashtë, është përkthyer në mbi 20 gjuhë. Ky është vëllimi i parë, dhe kam në dorë vëllimin e dytë tani për ta përkthyer.
Ofelia është një personazh i shëmtuar me një palë syze me fund kavanozi. Nuk tërheq aspak si personazh nga pamja. Autorja ka bërë një zgjedhje të tillë, e ngathët. Nuk bën veprimet e duhura në kohën e duhur. Lexuesi ka atë ankthin të shohë se çfarë do të ndodhë me atë personazh. Ajo lexon objektet, vetëm duke i prekur. Edhe arsyeja tjetër, është që ajo kapërcen pasqyrat dhe kalon në një vend tjetër përmes tyre”, u shpreh Dedja./abcnews.al