“Dardanët” e Ballkanit do të sfidojnë pasditen e së enjtes, në “mitikun” e Tiranës, “Air Albania”, çekët e Viktoria Plzen, në përballjen e vlefshme për xhiron e 5-të të fazës së grupeve të UEFA Conference League, me djemtë e Ilir Dajës, që kanë si objektiv kryesor sigurimin e 3 pikëve.
Kampionët në fuqi të Kosovës pritet të kenë një mbështetje të madhe nga tifozët tanë, sidomos në këtë sfidë, “Dardanët” duan të marrin “hak”, për banderolat “Kosova është Serbi”, që çekët shpalosën në stadium, në sfidën e parë të grupeve ndaj Ballkanit.
Përveç kësaj, çmimet e biletave janë gjithashtu tepër të arsyeshme, me biletën më të lirë, që fillon me çmimin e 5 eurove, ndërsa më e shtrenjta, e njohur ndryshe si bileta “VIP” kushton vetëm 50 euro. /i.m /abcnews.al
Njoftimi i klubit të Ballkanit: