Pranvera vjen si ringjallje. Gjithçka nis thuajse nga e para. Banesa, toka bagëtitë duhen rikuperuar sapo mbaron dimri… sepse gjithçka kanë akumuluar gjatë verës e vjeshtës, e merr uji në dimër.
Kjo është historia e pabesueshme e mijëra banorëve të nënshkodrës që përmbyten çdo vit nga ujërat që vijnë nga reshjet por edhe nga shkarkimet e Heceve. Paradoksalisht, në verë thahen për mungesë uji.
Kur janë në opozitë, drejtuesit e partive shfaqen me varka e çizme fushave të mbuluara me ujë, duke iu qarë hallin banorëve. Sa vijnë në pushtet fajësojnë “Zotin” për reshjet e shumta që hedh mbi tokat e nënshkodrës….Por për 30 vjet askush nuk angazhohet të gjejë zgjidhje.
Ndiqni të plotë “40 ditët e Shkodrës nën ujë”- Vetting në ABC!