Të dyshuar për atentatin ndaj prokurorit Ndoj, publikohen fotot e Plarent Dervishajt e Julian Meçes pas ekstradimit nga Emiratet Arabe

schedule13:10 - 14 Gusht, 2024

schedule 13:10 - 14 Gusht, 2024

ABC News ka siguruar fotot e Plarent Dervishajt dhe Julian Meçes pas ekstradimit nga Emiratet e Bashkuara Arabe. Lajmi për ekstradimin u njoftua nga drejtori i policisë, Muhamet Rrumbullaku.

Plarent Devishaj, u shpall në kërkim nga Prokuroria e Posaçme për shkak se dyshohet si organizator i atentatit ndaj ish prokurorit Arjan Ndoj, në vitin 2019, në afërsi të Durrësit.

Po ashtu edhe Julian Meçe, ishte shpallur në kërkim në janar 2023 për atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoja më 1 nëntor 2019, ku mbeti i vrarë shoferi i tij Andi Maloku.

Prokuroria e Posaçme mundi të zbardhë atentatin pas mbërritjes nga Franca të komunikimeve në aplikacionin “SkyECC”, ku u zbërthyen komunikimet e grupeve kriminale./abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!