Sot është një ditë e veçantë në familjen e Yll Limanit. Nëna e këngëtarit feston ditëlindjen e saj dhe natyrisht nuk ka munguar një urim publikisht nga Ylli.
Artisti ka shpërndarë në Instagram një fotografi të nënës së tij sipër së cilës ka shtuar disa fjalë të ëmbla.
“Pika jem e dobët. Mam! Urime ditëlindja! Jetofsh sa më gjatë! Të dua!”, ka shkruar Ylli.
Sa i përket projekteve muzikore, Limani së fundmi ka publikuar një projekt me këngëtaren Elvana Gjata ku u përfshinë dy këngë, të cilat janë pritur shumë mirë nga publiku.l.k/abcnews.al