Pak ditë më parë, moderatorja e njohur Arjola Shehu bëri me dije se kishte rezultuar pozitive me koronavirus. Së fundmi, Arjola ka folur rreth gjendjes shëndetësore, ku thotë se ndihet për mrekulli dhe se është gati për t’u rikthyer në ekran.
“E para faleminderit shumë për qindra mesazhe që më keni sjellë, jeni një mbështetje e madhe për mua. E dyta, jam për mrekulli dhe gati për t’u ribashkuar me juve se u bëra si jashtëtokësore këto dy javë.”, ka shkruar moderatorja në Instastory.
Ndërkaq, pyetjes së fansave se “çfarë rëndësie kuptoi mbi jetën pasi u prek nga Covid-19”, moderatorja është përgjigjur: “Të jem e sinqertë se sa e shtrenjtë është familja edhe sesi të dridhet zemra vetëm kur mendon se diçka mund t’i ndodhë atyre.” xh.d/abcnews.al