Te Dortmundi e pranojnë: Duam mesfushorin e Juventusit, por ka një problem

schedule16:50 - 30 Janar, 2020

schedule 16:50 - 30 Janar, 2020

Borussia Dortmund kërkon ta mbyllë merkaton me një mesfushor dhe i preferuari i klubit gjerman është Emre Can. Drejtori sportiv i verdhezinjve, Michael Zorc ka pranuar interesimin për lojtarin e Juventusit në konferencën për shtyp.

26-vjeçari nuk është më në planet e Maurizio Sarrit dhe shpreson të ndryshojë ambient. Emre Can nuk dëshiron të humbasë grumbullimin me Gjermaninë në Euro 2020 dhe transferimi te Dortmundi është një opsion shumë i mirë për të.

“Nuk është sekret fakti që po mendojmë të marrim Emre Can, por për momentin nuk kemi marrë ende një vendim. Nuk ka mbetur edhe shumë kohë deri në fundin e merkatos”, thekson Michael Zorc. /abcnews.al

 

Emre Can