Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Të djegim një vit”: Tensionohet situata, Barcelona kërcënon Luis Suarez

schedule09:34 - 14 Shtator, 2020

schedule 09:34 - 14 Shtator, 2020

Pas Leo Messit është radha e Luis Suarez për t’u përplasur me drejtuesit e Barcelonës. Sulmuesi uruguaian ka edhe një vit kontratë me klubin katalanas, teksa Juventusi është gati t’i dhurojë një fanellë titullari përkrah Cristiano Ronaldos.

“El Pistolero” është një lojtar ekstrakomunitar, bardhezinjtë nuk kanë vend të lirë për lojtarë të tillë dhe 33-veçari po humbet kohë në pritje të pasaportës italianë, për të kaluar më pas në Serie A.

Sport.es raporton se Barcelona nuk ka ndërmend t’i plotësojë tekat dhe e ka kërcënuar me lënien në stol deri në fund të kontratës nëse lojtari nuk heq dorë nga pretendimi i dhjetë pagave të sezonit të ardhshëm.

Koeman nuk e ka në plane dhe shpreson që drejtuesit t’i sjellin Momo Salah në ekip. Raporti i Suarez me drejtuesit spanjollë është ngrirë totalisht, ka prekur fundin dhe situata është shumë e tensionuar. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!