Tre ditë na ndajnë nga zgjedhjet e 25 Prillit. Ipeshkvi i Rrëshenit, Dom Gjergj Meta përmes një video-mesazhi u bëri thirrje qytetarëve që të dielën të votojnë atë që mendojnë se i përfaqëson dhe jo atë që i blen votën.
“Ditën e diel kemi votimet. Unë do të shkoj të votoj e po ashtu të ftoj edhe ty të shkosh të votosh. Por, voto atë që ti mendon se të përfaqëson, jo atë që të blen votën apo atë që të kërcënon.
#MoseshitVotën@LSorecaEU @USAmbAlbania @SwedeninAL @BlendiSalaj pic.twitter.com/ELlghmS02d
— Dom Gjergj Meta (@DomGjergji) April 22, 2021
Demokracia është shumë e rëndësishme për ne”, ishte thirrja e Dom Gjergj Metës. Për 25 Prillin thirrje ka pasur nga të gjitha komunitetet fetare në Shqipëri për të votuar atë që i përfaqëson./ db/ Abcnews.al